10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Pas shtatë vitesh ndahet nga Kanye Wesyt, Kim Kardashian thyhen heshtjen dhe flet për divorcin

Pas afro shtatë viteve martesë, Kim Kardashian dhe Kanye West i dhanë fund marrëdhënies së tyre të shumëpërfolur. Mediat e huaja raportuan se pikërisht më 19 shkurt, Kim firmosi letrat e divorcit dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.

Kanye West është dorëzuar dhe si përfundim i është përgjigjur kërkesës për divorc të Kim Kardashian, të cilën ajo e bëri 2 muaj më parë.

Sipas një përgjigje ligjore të paraqitur nga avokati i reperit, West, 43, kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre: vajzat North, 7, dhe Chicago, 3, dhe djemtë Saint, 5, dhe Psalmi, i cili do të mbushë 2 vjeçe më muajin maj.Deri më tani as Kim dhe as Kanye nuk janë pronocuar publikisht në lidhje me divorcin e tyre.
Por në episodin e mbrëmjes së djeshme të “Keeping Up With The Kardashians”, Kim ka thyer heshtjen.

Në episod shihet që Kim përplaset me familjen e saj, por motra e saj Khloe Kardashian bëri me dije se shpërthimi i motrës së saj kishte të bënte me diçka më të thellë.

“Thjesht sinqerisht nuk mund ta bëj këtë më. Pse jam akoma në këtë vend ku jam mbërthyer prej vitesh. Mendoj se ai meriton dikë që do të mbështesë çdo lëvizje të tij dhe ta ndjek nga pas në të gjithë vendin. Unë nuk mund ta bëj këtë gjë”, u shpreh Kim.

Më vonë ajo pranoi se ndihej si një ‘humbëse” , por thjesht dëshiron të jetë e lumtur.

“Gjithmonë kam menduar se mund të kem fëmijët e mi, burri im lëviz nga shteti në shtet dhe kuptova që nuk kam ardhur deri këtu për të mos qenë e lumtur” i tha ajo mamasë së saj, Kris Jenner.

Pas shtatë vitesh ndahet nga Kanye Wesyt, Kim Kardashian thyhen heshtjen

Më Shumë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e festivalit folklorik “Hasi Jehon 2024”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, qëndroi në Gjonaj të Hasit, në hapjen e edicionit të 35-të të Festivalit folklorik “Hasi Jehon 2024”,...

Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare “Sali Çekaj, heroi i Kosovës”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i Kosovës”. Bëhet e...

Lajmet e Fundit