17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Mbi 41 mijë qytetarë nga Kosova shkuan për dy ditë në Shqipëri

Pavarësisht pandemisë COVID-19, qytetarët nga Kosova vazhdojnë të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të kaluar ditët e vikendit.

Gjatë së premtes dhe të shtunës, në vendkalimin kufitar të Vërmicës, nga Kosova për në Shqipëri, kanë kaluar 41 mijë e 146 persona dhe rreth 12 mijë automjete, bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës.Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për Telegrafin se gjatë ditë së premte kanë kaluar 5 mijë e 574 vetura me 19 mijë e 374 qytetarë. Ndërsa, vetëm gjatë ditës së djeshme, janë 6 mijë 158 vetura me 21,772 pasagjerë.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kanë kaluar 261 autobusë.

Policia tregon se në tri rajonet kufitare gjatë këtyre dy ditëve kanë kaluar gjithsej 23 mijë e 3 vetura me 74 mijë e 567 persona.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë, nuk kanë asnjë kufizim qoftë për test COVID-19 apo ndonjë dokument të veçantë.

Sipas njoftimit zyrtar ky vendim ka hyrë në fuqi nga data 1 qershor. Po ashtu, duke filluar nga 1 korriku, ora policore shtyhet në orën 24:00 – 06:00

Më Shumë

Ky është çmimi i naftës për sot

Nafta sot do të shitet me çmimin 1.84 centë sipas vendimit të publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Në vendimin e publikuar,...

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, pramje dramatike

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lexues të Klan Kosova kanë dërguar pamje drejt redaksisë, ku shihet një kamion i përfshirë...

Lajmet e Fundit