-1 C
Prizren
E diel, 12 Janar, 2025

LDK zyrtarizon tetë kandidatë për kryetarë të komunave,në Prizren do të organizohet Konventa e Punës

Sot, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë së LDK-së e udhëhequr nga kryetari Lumir Abdixhiku.

Kryesia e LDK-së ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të këtyre komunave:

Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama;
Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni;
Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri;
Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala;
Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti;
Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha;
Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti;
Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë,  Xhafer Tahiri;

Siç njofton LDK, përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia  pas kërkesës së kryetarëve aktual të Degëve, do të orgnizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash.

Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të Degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan.

“Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, anëtari i kryesisë së LDK-së, Armend Zemaj pas mbledhjes tha se përveç nominimit të kandidatëve në këtë mbledhje u diskutuan edhe çështje të tjera, si organizimi nëpër degë, përgatitja për asamble etje.

“Ishte një numër i të nominuarëve që morën edhe përkrahjen e kryesisë. Shumica e kryetarëve aktualë u nominuan për të rikandiduar. Organizimin nëpër degë, përgatitja për asamble. Përgatitja e forumit të gruas, forumit të rinisë. Raportuan grupet e punës”, tha ai.

Kujtojmë LDK aktualisht qeveris në shtatë komuna të Kosovës: Pejë, Gjilan, Vushtrri, Lipjan, Viti, Istog dhe Fushë Kosovë

Më Shumë

Veselaj-Gutaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor. "Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit...

Prokuroria në Prizren ndalon dy persona për 48 orë dhe kërkon masën e paraburgimit

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar në dy raste të ndara, me...

Lajmet e Fundit