Haskuka:Lidhja e Prizrenit na obligon që të punojmë për interesat e kombit tonë

Kryetari i komunës Mytaher Haskuka së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës,  Glauk Konjufca, ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendëskomandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Enver Cikaqi për nder të 143 vjetorit të themelimit të Lidhjes së Prizrenit, vendosën lule në oborrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila ka një rëndësi të papërshkruar në historinë e kombit tonë.
“Më 1878, rreth 34 vite para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe 130 vite para pavarësisë së Kosovës, u bë përpjekja e parë e 300 burrështetasve tanë për mbrojtjen e trojeve shqiptare, të cilët e themeluan këshillin qendror që i formoi komisionet dhe qeverinë e parë shqiptare, që funksionoi deri në vitin 1881”, tha Haskuka.
“Në këtë aspekt, edhe ne si pasardhës të këtyre delegatëve, duhet të punojmë bashkërisht, me të njëjtin qëllim, për t’i mbrojtur interesat e kombit shqiptar”.

Më Shumë

Apeli vërteton dënimin me burgim prej 24 vitesh të Dibran Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e kuksianit më 2023

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim për Dibran Hoxhën, i njohur me nofkën “Kobra”, për rastin e vrasjes së...

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

Lajmet e Fundit