Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 3 pacientë me Covid-19

hërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht 86 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme nga Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Sipas ShSKUK-së, 25 prej tyre janë konfirmuar pozitiv me koronavirus, teksa dy janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në saje të raportit të punës për datën 24 qershor 2021, në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare  të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë. 25 prej tyre, janë të konfirmuar pozitivë, 56 janë me oksigjeno-terapi , ndërkaq 2 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Reklamë

Situata me COVID-19:  86 pacientë po trajtohen në SHSKUK

Në saje të raportit të punës për datën 24 qershor 2021, në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare  të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë.

25 prej tyre, janë të konfirmuar pozitivë, 56 janë me oksigjeno-terapi , ndërkaq 2 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 65 pacientë:

11 të konfirmuar me COVID-19

46 me oksigjeno-terapi

1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 11 pacientë, 1 në gjendje të rëndë + 17 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë

Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 18 pacientë

1 në gjendje të rënduar

14 të konfirmuar pozitivë

10 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë

Më Shumë

Atmaxhë/ Dredhëza, kulturë fitimprurëse që po avancon fermerët kosovarë

Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, tradita e kultivimit të dredhëzës po zhvillohet me metoda moderne, duke u shndërruar në një model të suksesshëm për...

“Festa e Automjeteve Historike” mbahet më 30 maj në qendër të Dragashit

Në kuadër të “Oldtimer Fest Prizren 2026”, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Oldtimer Club Prizren organizon “Festën e Automjeteve Historike” në qendër të...

Lajmet e Fundit