Këngëtarit të njohur i vdes vajza 4-vjeçare

Vajza e këngëtarit dhe reperit të njohur, Fetty Wap ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit sot.

Fetty Wapp humbi vajzën e tij 4-vjeçare, Lauren Maxwell. Shkaku i vdekjes së saj nuk është zbuluar ende.

Lauren ishte vajza e Fetty Wap dhe e ish të dashurës së tij me të cilën kishte një lidhje gjatë viti 2016 deri pas lindjes së vajzës. Ajo lindi më 7 shkurt 2017 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fetty Wap dhe e ish e dashura e tij, pas lindjes së vajzës vendosen të jetojnë të ndarë dhe të shkëpusin marrëdhënien e tyre.

Këngëtari ka edhe pesë fëmijë të tjerë me marrëdhëniet e tij të ndryshme. Ndjekësit e këngëtarit kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. Vdekja e saj ka prekur familjen dhe miqtë e artistit.

Më Shumë

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Pse nuk po funksionon klubi i futbollit “Liria”?

Kam qenë fëmijë i KF Lirisë për gati dhjetë vite. Jam rritur në shkallët dhe në fushën e Stadiumit “Përparim Thaçi”, aty ku për...

Lajmet e Fundit