Totaj tregon sondazhet e para për komunën e Prizrenit

Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se sondazhet e para e tregojnë një rezultat të mirë për partinë e tij në komunën e Prizrenit.

Ai ka thënë se VV-ja, që qeveris me këtë komunë, nuk është fare mirë në këto sondazhe.

“Sondazhet po na qesin mirë. Na qesin si parti apo pretendent serioz për të kthyer pushtetin në komunën e Prizrenit. Ndërsa partinë e VV-së nuk e qesin as afër fitores”, thotë ai.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor.

Për komunën e Prizrenit janë zyrtaritzuar kandidaturat e Anton Qunit të LDK-së, Zafir Berishës të Nismës dhe Totaj të PDK-së.

VV ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën e asnjë kandidati në asnjë komunë të Kosoës. Kryetari i tanishëm i kësaj komune është Mytaher Haskuka nga VV. /Express

Më Shumë

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Lajmet e Fundit