Vdes në moshën 58 vjeçare kitaristi i grupit të njohur

Jeff LaBar i njohur më së miri si kitarist i grupit metal Cinderella ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare.

Ishte djali itij Sebastian që konfirmoi lajmin përmes një postimi në rrjete sociale.

‘’Babi im, heroi im, idhulli im vdiq sot. Jam pa fjalë. Të dua pop. Ju lutem nëse keni foto dhe video të gjitha kohërave që keni kaluar me babanë tim publikojini, do ta vlerësoja shumë’ shkroi Sebastian në postimin e tij.

LaBar u lidh me grupin e Cinderella në 1985 pasi kitaristi themelues i grupit Michael Schermick u largua.

Shkaku i vdekjes së Jeff Labar nuk është zbuluar ende, por thuhet se ish-gruaja e tij Gaile LaBar-Bernhardt e ka gjetur atë pa ndjenja në shtëpinë e tij në Nashville të mërkurën, 14 Korrik 2021.

Më Shumë

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Lajmet e Fundit