18.7 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Në vend të festës me zemër, feston me armë, policia arreston një person në Gjonaj që rrezikoi dasmorët

Policia në Prizren ka arrestuar një person, i cili në një aheng familjar ka gjuajtur me armë zjarri.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në fshatin GjonajA të Prizrenit.

“Policia në Prizren pranoi një informacion se në fshatin Gjonaj, dëgjohen krisma nga arma e zjarrit. Njësitë policore reaguan menjëherë dhe e kuptuan se në një aheng familjar të organizuar, kishte të shtëna nga arma e zjarrit. Ekipet policore të patrullës u asistuan edhe nga njësitë e forenzikës dhe fillimisht gjeten 4 gëzhoja të shkrepura nga një armë zjarri”, ka bërë të ditur policia.

Po ashtu, policia ka kontrolluar edhe dasmorët dhe automjetet e tyre.

“Si dëshmi materiale të njëjtat u sekuestruan dhe u informua Prokurori kujdestar, ku sipas urdhrit, policia kreu kontrolle tek dasmorët dhe në automjetet e tyre. Me ketë rast, fillimisht policia identifikoi si të dyshimtë B.M i lindur në vitin 1982, i cili u ndalua në afat prej 48 orë në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Nga i dyshuari është sekuestruar pistoleta e përdorur.

“Gjatë intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshimti pranoi se i njëjti kishte gjuajtur me armë zjarri të tipit pistoletë Arex, modeli ReXzero1CP. Në lidhje më këtë rast pistoleta e përdorur u sekuestrua. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur policia.

Policia ka apeluar që të mos përdoren armët e zjarrit në ahengje familjare.

“Përkundër thirrjeve dhe projektit “Festo me zëmër dhe jo me armë”, persona të dyshimtë përdorin armë zjarri duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në ahengje familjare dhe qytetarët për rreth, aty ku banojnë. Policia do të reagojë fuqishëm në të gjitha rastet e paraqitura, andaj përgëzon qytetarët që raportojnë rastet e tilla”, njofton policia./GazetaExpress/

Më Shumë

Prizreni përfiton internet publik falas përmes projektit evropian WiFi4WB

Kryetari i  Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se Komuna e Prizrenit është përzgjedhur për të përfituar nga iniciativa WiFi4WB, që do të...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në Prizren. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore me ç’rast...

Lajmet e Fundit