14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Në Kujtim të Ali Podrimjes

Ilir Muharremi, kritik i artit

Vargu i tij dilte nga zemra, pena gjithmonë ishte shpërthim zemërimi, vuajtje, klithje ndaj një zemre të thyer. Zëri i tij prej poeti u dëgjua në qiell dhe shpërtheu pranë një ylli të vetmuar të cilin poeti e kërkoj pranë muzgut, agimit e gjer në pambarim sepse jetoi me vuajtjen e ëmbël të shpirtit.

Aliu vdiq për tu ringjallur sërish. Ai tashmë prehet në var dhe është lodhur e shurdhuar nga heshtja memece. As cicërima e zogjve e as gurgullima e lumit nuk e zgjon më. Fizikisht Aliu ka vdekur, por vargu i tij kujtohet mes nesh.

Çdo fjalë që lexoj për Aliun në rrjete sociale, çdo lëvdatë që i bëhet, vërtetë janë fjalë boshe dhe zhurma të kotësisë. Aliu asnjëherë nuk i ka kënduar kësaj reklame që t’i bëhet, por është munduar të dëgjohet në veshët e popullit dhe udhëheqësve.

Sot në nëntë vjetorin e vdekjes së tij të gjithë rendin se kush po thotë fjalën me peshë, por aty shohë një asgjë sepse mungon figura e poetit. Humbja e një figure të ndritur duhet të kujtohet me fjalë të thella, fjalë nga ndonjë filozof vetjak i vuajtur që ka jetuar me zemër të thyer. Nga një filozof i cili gjithmonë ka jetuar i mbyllur ne veten e vet sepse edhe Aliu ishte i tillë. Ai dëshmoi se ulërima e shpirtit të vuajtur “shërohet” përmes vargut. Dëshmi është poezia më prekëse “Lum lumi”.

Më Shumë

LDK-ja u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka qenë kryeministri Albin Kurti ai që ka ofruar të shpërndahet Kuvendi,...

8 vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA, Ademi: Aty filloi një epokë e re për FFK-në

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kujtuar 8-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në UEFA. Ademi ka thënë se ky vendim i...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit