Analisti Mirena e krahason Haskukën me Lladrovcin

Kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë filluar debatet se cila parti do të fitojë më shumë komuna.

Analistët në “Debat Plus” kanë dhënë opinionet e tyre në lidhje me pozicionin e subjekteve politike në zgjedhje.

Analisti Ilir Mirena thotë se me rëndësi në këto zgjedhje do të jetë profili i kandidatëve për kryetarë të komunave.

“Niveli komunal është shumë kompleks. Një kryetarë komune do të duhet të merret prej kanalizimeve dhe pusetave e deri te mundësia për të thithur investime nga jashtë. Kemi Mytaher Haskukën që ka doktoruar në Gjermani dhe që ka dështuar në qeverisje lokale dhe kemi Ramiz Lladrovcin që është shpallur kryetari më i mirë në nivel të Kosovës”, deklaroi Mirena.

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Sezoni i festivaleve në Prizren fillon nesër me Bunarfest

Sezoni i festivaleve në Prizren do të hapet këtë fundjavë me edicionin e 22-të të festivalit tradicional Bunarfest, një nga ngjarjet më unike dhe...

Lajmet e Fundit