3.6 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

Driton Kuka me mesazh emocionues: Po më duket si në ëndërr

Ka përfunduar aventura fantastike e ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Xhudo si gjithmonë, ka qenë krenaria e vendit tonë pasi kishte pesë garues, ku natyrisht nuk ka munguar edhe suksesi.

Kosova ka siguruar dy medalje të arta në ‘Tokio 2020’, në garat e xhudos me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën që i fituan ato.

Distria Krasniqi fillimisht fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, derisa suksesin e ‘Disit’ e përsëriti edhe Nora Gjakova që triumfoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në garë për medalje ishin edhe Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova e Loriana Kuka, por për fat të keq nuk arritën të fitonin kësaj radhe medalje.

Gjithë shqiptarët anë e mbanë botës iu gëzuan këtij suksesi historik, derisa për të ka folur edhe arkitekti Driton Kuka.

Trajneri legjendar nga Kosova ka shkruar një status të gjatë në profilin e tij në Facebook, ku ka folur për këtë aventurë fantastike të Dardanëve në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Kuka ndër të tjera ka thënë se po i duket si në ëndërr që nga pesë garues të fitojnë dy të arta, derisa medaljet janë të gjithë ekipit.

Tutje trajneri më i madh që ka pasur sporti kosovar ka shkruar qartë se ekipi që ai stërvitë gëzohen e qajnë së bashku në fitoret dhe humbjes dhe aty qëndron forca e tyre.

Më Shumë

“Flaka e Janarit” në Rahovec, përkujtohen katër heronjtë e lirisë

Në Lugun e butë të Brestovcit të Rahovecit, u mblodhën familjarë, veteranë e dëshmitarë të protestës së vitit 1990 për të kujtuar dëshmorët Nesimi...

KFOR-i organizon konferencë me studentët nga Venediku dhe Universiteti i Prizrenit

Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it ka mbajtur një konferencë në Kampin Villaggio Italia për studentët nga Kampusi EMA i Venedikut dhe përfaqësuesit...

Lajmet e Fundit