Shoferi i autobusit raportohet që tha se diçka e mistershme e pengoi në çastin e aksidentit tragjik

Diçka e ka penguar duket shoferin e aksidentit tragjik që të dalë nga rruga. Dhe thjesht të thuash ‘diçka’ në këtë rast e bën të mistershme atë gjë. Por, çka e pengoi shoferin?

  • Gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, të martën në mëngjes i vendosi një muaj paraburgim shoferit të autobusit të Deva Tours, D. L, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit tragjik, gjatë mëngjesit të së dielës, ku 10 persona mbetën të vdekur.

Rasti u mor nga Prokuroria e Shtetit të Qarkut Slavonski Brod, e cila propozoi që shoferit t’i caktohet një muaj paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes.

Megjithëse kishte kishte raportime se shoferi  pranoi në një moment se e kishte zënë gjumi në timon, mediumi kroat Jutarnji.hr shkruan se në deklaratën e parë të dhënë në polici, shoferi 52 vjeçar nuk ishte thënë në asnjë moment se kishte fjetur në timon, por se diçka e kishte penguar gjatë vozitjes, duke bërë që të dalë nga rruga.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ky medium raportoi se vetëm njëri dëshmitar ishte në gjendje të dëshmonte se D. L. po drejtonte autobusin në kohën e aksidentit, dhe të tjerët ishin në gjumë gjatë kësaj kohe.

Shoferi u mbrojt në heshtje në marrjen e parë në pyetje nga policia dhe më vonë para Prokurorisë së Shtetit.

Ai aktualisht po vuan paraburgimin në burgun e Pozhegës në Kroaci.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit