22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Policia jep detaje për vdekjen e 64 vjeçarit në shtallën e tij në Novosellë të Malishevës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një personi në fshatin Novosellë të Malishevës, i cili dyshohet se ka humbur jetën pas ngulfatjes nga tymi i shtallës e cila ishe duke u djegur.

Siç njofton Policia, viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij rreth një orë më vonë, transmeton Telegrafi.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Malishevë, rreth orës 02:30 të datës 03.08.2021 është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF), se një person i gjinisë mashkullore (viti i lindjes 1957), është sjellë pa shenja jete nga familjarët në këtë institucion shëndetësor. Njësitet relevante policore (patrulla dhe hetuesia), i janë përgjigjur rastit. Sipas deklaratave të familjarëve, dyshohet se viktima diku rreth orës 01:00 pas mesnate më datë (03.08.2021) ishte zgjuar dhe kishte shkuar tek shtalla e tij e cila ishte përfshirë nga zjarri, më 02.08.2021, që të sigurohej nëse zjarri ishte shuar plotësisht apo nëse është riaktivizuar. Familjarët e kishin gjetur viktimën rreth një orë më vonë dhe e kishin dërguar në QKMF”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se shtalla e viktimës dyshohet se ishte djegur si pasojë e lidhjeve të shkurtra në rrjet elektrik.

“Më 02.08.2021 si pasojë e zjarrit ishte djegur një pjesë e shtallës së tij, e cila dyshohet të jetë djegur si pasojë e lidhjeve të shkurtëra në rrjet elektrik shkaku i erërave të forta. Zjarri ishte shuar nga zjarrfikësit në të njëjtën ditë rreth orës 19:00, pra më datë 02.08.2021. Dyshimet e mjekut kujdestar janë se i njëjti mund të jetë ngulfatur/asfiksuar nga tymi i shtallës e cila edhe pse zjarri ishte shuar ende tymonte”, bën të ditur Policia.

Në njoftim thuhet se pas konsultimeve me prokurorin e shtetit rasti është kualifikuar si ‘hetim i vdekjes’, për hetim të rastit janë angazhuar hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale Gjakovë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Më Shumë

Në muajin korrik kanë vdekur 876 persona në Kosovë

Gjatë muajit korrik 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 876 raste të vdekjeve, përfshirë ato të ndodhura brenda dhe jashtë vendit, sipas të dhënave...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në Prizren. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore me ç’rast...

Lajmet e Fundit