Për ty Sallë

Shkruan: Qazim Thaçi

Sallë, për ty e emrin tënd sa shumë që i desha

Botën më se dua si dikur, me netët plotë mallëngjim

Athua vërdallë do çirrem kësaj bote jallane e kaq të përdalë

Se me emrin tendë do çmendem rrugëve të kësaj bote pagane 

Sa herë  dashuria vlen të digjet si eshkë mbi legjendë

E emrin tënd ta shkruaj si mitin e Sizifit në gurë të Gadimes       

Dikush botën e ndaloi mes tërmetit të dashurisë si Herakliti antik

Kudo të frymosh prapë zërin ta ndiej si Dionisi për dritën e diellit

Kudo të shkosh erë  fërfëfillmash do ti kesh si kujtim

Sepse Zeusi ka humbur  adresën e dashurisë për banim

Athua do ta dëgjosh zërin e adhurimit si dashuri apo mallkim

Po ndiejë acar degdisjesh e vapë adhurimi Sallë për Ty e emrin tënd.

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Lajmet e Fundit