32 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Detaje për rrahjen në Prizren, ku mbeti i lënduar një person dhe u arrestuan dy të tjerë

Një rrahje mes tre personave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në afërsi të “My Market” në Prizren, ku për pasojë një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Kurse të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së sotme.

Policia sot ka realizuar një bastisje për këtë rast pasi që dyshohet se gjatë rrahjes është ekspozuar edhe një armë.

Si ka ndodhur ngjarja?

Prokuroria e Prizrenit në një përgjigje për Sinjalin ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje të çastit tre të dyshuarit H.P., A.K. dhe K.T. e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur atë me kokë dhe me grushte.

Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Spitalit në Prizren, mirëpo për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, i njëjti është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare, ku dhe po vazhdon trajtimin.

Prokuroria ka njoftuar se të dyshuarit gjatë përleshjes kanë qenë të armatosur.

Tutje në përgjigjen e Prokurorisë për Sinjalin bëhet e ditur se policia ka arritur që t’i identifikojë të dyshuarit përmes kamerave të sigurisë të cilët dhe më pas i ka arrestuar.

Policia në banesën e të dyshuarit H.P., ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër dhe një këllëf të pistoletës.

I dyshuari H.P., ka pranuar se pistoletën e ka pasur me vete në kohën kur ka ndodhur rrahja.

Me vendim të Prokurorit të dyshuarit H.P. dhe A.K., janë dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër K.T., është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Më Shumë

Kryesuesja Bytyqi shpalos përpjekjet për transparencë para delegacionit ndërkombëtar

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi ka pritur një delegacion ndërkombëtar, para të cilëve ka shpalosur përpjekjet e pushtetit lokal për...

Nisin punimet për përmirësimin e oborrit të SHFMU “Emin Duraku” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka filluar punimet për rregullimin e oborrit të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët "Emin Duraku". "Ky projekt...

Lajmet e Fundit