12.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Shi e breshër në Suharekë

Reshjet e shiut kanë kapluar sot disa prej qyteteve të Kosovës, pas temperaturave të larta që mbizotëruan ditëve të fundit.

Në fshatin Delloc të Suharekës, përpos shiut, ka rënë edhe breshër. Në një video të publikuar në Facebook nga MeteoBallkan, shihet se në këtë fshat ka reshje të mëdha të shiut dhe breshrit.

Ndryshe, edhe në Vushtrri, Klinë e Istog ka pasur sot reshje të shiut dhe breshrit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të mërkurës dhe enjtes do të ketë temperatura më të ulëta si dhe reshje shiu e shpërthime rrufesh.

Më Shumë

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Totaj priti ish-presidenten Atifete Jahjaga, u diskutu për projektin “Murali Çast”

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar lidhur me nismën “Murali...

Lajmet e Fundit