Dy të vdekur dhe 740 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 740 raste të infektimit me koronavirus.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar 2 raste të vdekjes.

“Nga 5.646 testime, 740 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.157. Në total numri i rasteve aktive është 8.544”, ka njoftuar ministria.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit