Shteti që burgos poetët, lufton lirinë

Jusuf Buxhovi

Diktaturat, tiranitë, pafuqinë e tyre përherë e kanë treguar në luftë kundër mendimit të lirë.

Shkrimtarët, jo rastësisht janë gjendur në shenjestër të ndjekjeve, përsekutimeve, linçimeve e madje edhe vrasjeve, që të pengohet fjala e lirë, mendimi i lirë dhe, sidomos, gjuha e metaforave dhe e ironisë, që është mjet i krijuesit…

Historia e njerëzit ngahera është me plot e përplot viktima të diktatorëve, tiranëve dhe inkvizitorëve të fjalës së lirë dhe të mendimit ndryshe…
Ndër ne, këto ditë, u përkujtua edhe viktima e fundit e regjimit komunsit, varja e poetit kuksjan Havzi Nela në gusht të vitit 1988 pse kishte ironizue me diktaturën.

Se mbetjet e mentaliteteve të diktaturave dhe metodat e tyre, nuk i ka larguar as demokracia dhe pluralizmi, se edhe më tutje gjyqësori keqpërdorët nga “policia politike”, që si duket edhe më tutje funksionon në kuadër të sistemit, këtë e tregoi burgosja e padjeshme e një poeti nën akuzën e “përhapjes së urrejtjes dhe përçarjes”, ndonëse ai përdori gjuhën e ironisë si shprehje!

Kështu, prokurorët tanë, që kanë heshtë dhe heshtin para shumë e shumë krimeve të rënda nga të gjitha anët që i janë bërë vendit në mënyrë të organizuar e të hapur edhe me ndihmën e institucioneve të shtetit, kanë gjetë si kurban një poet të panjohur dhe disa vargje ironike për të dëshmuar “fuqinë e ligjit”!

Burgosja e poetit, pa marrë parasysh metaforat që përdori ai dhe pa marrë parasysh si tingëllojnë ato për realitetin tonë të stërmbushur me probleme të shumta të shkaktuara nga politika ditore,është ogur i zi për shoqërinë tonë!

Ndërsa, heshtja ose anashkalimi i këtij rasti nga krijues dhe intelektualë, do të thotë pajtim me reikarnimin e “cenzorëve dhe cenzurave” dhe të pushtetit të tyre, do të thotë humbje e mendimit të lirë dhe lirisë së shpreshjes, dorëzim para çfarëdo prirje që i shkon për shtati diktaturës dhe tiranisë!

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit