Ronaldo mund të rikthehet në Real Madrid, e konfirmon zyrtarisht shoku i ngushtë

CR7 ka shkruar historinë me Realin. Ka fituar katër trofe të UEFA Champions League, ka shënuar 450 gola në 438 paraqitje – është golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Real Madrid.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari dhe shoku i ngushtë i Cristiano Ronaldos, Edu Aguirre.

“Ancelotti e dëshiron CRISTIANO RONALDO në Real MADRID”, tha Edu në ‘El Chiringuito de Jugones.

Ai gjithashtu deklaroi se edhe futbollistët do të ishin të kënaqur nëse CR7 kthehet në Madrid.

Sipas Edu, Ancelotti tashmë ka folur me përfaqësuesit e lojtarit dhe është duke insistuar që Ronaldo të kthehet në Madrid.

I pyetur nëse CR7 ka planifikuar gjithashtu të kthehet në Bernabeu, Edu u përgjigj: “Gjithçka mund të rregullohet”.

CR7 ka shkruar historinë me Realin.

Ka fituar katër trofe të UEFA Champions League, ka shënuar 450 gola në 438 paraqitje – është golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

Më Shumë

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Incident në Prizren: Turistja japoneze lëndohet pas përplasjes me qen endacak gjatë vizitës kulturore

Gjatë një turi kulturor në qytetin e Prizrenit, një vizitore nga Japonia ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar si pasojë e një incidenti me...

Lajmet e Fundit