16.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Krasniqi: Murtez Zekolli sjell ndryshimin për Suharekën!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar kandidatin e Suharekës për kryetar të komunës, Murtez Zekollin.

Ai ka cekur se “ndryshimin për Suharekën mund ta sjell Murtez Zekolli, profesori dhe veterani, aktivisti dhe veprimtari i shquar, me vizion për qeverisje transparente dhe llogaridhënëse”.

Krasniqi ka potencuar se kandidati i PDK-së, Zekolli “do të sjell ndryshimin i cili i duhet këtij qyteti dhe qytetarëve që kërkojnë më shumë punë, më shumë projekte cilësore, më shumë transparencë dhe më shumë përfshirje të rinisë në vendimmarrje”.

Postimi i plotë i kryetarit Krasniqi:

Ndryshimin për Suharekën mund ta sjell Murtez Zekolli, profesori dhe veterani, aktivisti dhe veprimtari i shquar, me vizion për qeverisje transparente dhe llogaridhënëse.

Murtezi me moralin e tij të punës, kreativitetin dhe vendosmërinë për zbatimin e programeve konkrete, është garanci se qeverisjen do ta bëjë të qasshme e të barabartë për të gjithë qytetarët e komunës së Suharekës, sepse ai ia di prioritetet qytetarëve, ia di mundësitë komunës dhe ka plan konkret.

Në krye të Suharekës, Murtezi do të sjell ndryshimin i cili i duhet këtij qyteti dhe qytetarëve që kërkojnë më shumë punë, më shumë projekte cilësore, më shumë transparencë dhe më shumë përfshirje të rinisë në vendimmarrje.

Më Shumë

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Lajmet e Fundit