0.3 C
Prizren
E hënë, 15 Dhjetor, 2025

MSh-ja do të rekrutojë një mijë punonjës shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka prezantuar masat e reja anti-COVID.

Përveç masave kufizuese, Vitia ka njoftuar se pas situatës së fundit me koronavirusin, do të rekrutohet staf shtesë.

“Ministri Vitia shtoi se do të rekrutohen 1.000 punonjës shëndetësor, do të shtohet dita e shtunë për tu vaksinuar dhe do të shtohen kapacitetet në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, Vitia sot theksoi se do të mbyllen klubet e natës për një kohë, do të reduktohet orari i gastronomisë, si dhe masa të reja rreth dasmave.

“Do të propozojmë që të mbyllen për një kohë klubet e nates, të reduktohet orari dhe aktiviteti i grastronomisë deri sa të propozojmë dhe një zgjidhje edhe rreth dasma me disa kufizime, shumë kufizime të reja për shkak të rezervimeve që i kanë bërë qytetarët tanë”, ka thënë Vitia.

Më Shumë

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 10 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të...

Kandidatët e LDK-së për deputetë vizitojnë Kullën e Cikajve në Gjonaj të Hasit

Tre kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputetë në Kuvendin e Kosovës, Hyrë Tejeci, Dr. Shaban Osmanaj dhe Festim Kabashi, kanë vizituar...

Lajmet e Fundit