16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Pamje të rënda nga aksidenti i mbrëmshëm në Prizren, ku vdiqën dy të rinj

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40 në fshatin Prianë të Prizrenit.

Në këtë akdient humbën jetën një 22 dhe 23 vjeçar , ndërsa pesë persona kanë pësuar lëndime.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërsa dyshohet se mospërshtatja e shpejtësisë ishte shkak i aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Ne fshatin Piranë, në magjistralen Prizren-Gjakovë me datë 19 gusht 2021, rreth orës 23:40 min., ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ndërmjet dy veturave lokale, ku si pasoje përveç dëmeve materiale pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Dy persona nga të lënduarit të lindur në vitin 1998 dhe në vitin 1999 kanë mbetur të vdekur si pasoje e lëndimeve të rënda nga aksidenti. Në këtë aksident gjithashtu lëndime të rënda trupore dhe me rrezik jete ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Dyshohet se deri të aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë dhe mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit duke e humbur kontrollin e drejtimit në rrugë.

Në vendin e ngjarjes përveç policisë, emergjencës dhe zjarrfikëseve ka dalë edhe prokurori i shtetit i cili ka lëshuar aktvendim që trupat e pajetë të dërgohen në IML në Prishtinë për obduksion.

Me rastin po merren hetimet rajonale të njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren”. /Lajmi.net/

 

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

Lajmet e Fundit