Ndërpriten tri dasma në Prizren, Policia dënon pronarët e sallave

Policia rajonale në Prizren së bashku me inspektorët gjatë inspektimit në rrugët “Tranzit i Ri”, “Tranzit i Vjetër” dhe në rrugën Prizren – Suharekë, në tri salla të dasmave kanë vërejtur se kanë organizuar dasma në kundërshtim me vendimin e fundit që qeverisë sa i përket masave anti-COVID.

Inspektorët se bashku me Policinë e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe i kanë ndërprerë tri dasma dhe kanë gjobitur pronarët e sallave.

“Inspektoret se bashku me policinë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të urdhrit të Inspektorit, dasmat janë ndaluar dhe janë shpërndarë dasmorët. Në lidhje më këtë për organizimin në kundërshtim të vendimit të Qeverisë janë shqiptuar dënime nga ana e Inspektorëve”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga data 20 gusht deri me datë 1 shtator të ndalohen veprimtaritë e klubeve të natës, dasmave, ahengjeve dhe mbrëmjeve të maturës në tërë territorin e Kosovës.

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Lajmet e Fundit