11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Sot fillon edicioni i ri në Superligën e Kosovës

Tri ndeshjet e javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohen sot (e shtunë), ndërsa dy të tjera zhvillohen nesër (e diel). Fituesja e Kupës dhe Superkupës luan ndaj Ulpianës, ndërsa kampionët e Prishtinës i shkojnë Malishevës.

Edicioni i ri 2021/22 në Superligën e Kosovës në futboll fillon sot (e shtunë) me tri ndeshje mjaft interesante. Nënkampionia në fuqi, Drita, e pret në Gjilan skuadrën e Feronikelit. Duke parë lëvizjet gjatë verës në afatin kalimtar, Drita është favorite absolute për faktin se ka bërë transferime mjaft cilësore, në anën tjetër Feronikeli ka transferuar 13 futbollistë, por duket se ata nuk pritet të luajnë për shkak se “Niklit” i është holluar merkato si pasojë e moskryerjes së obligimeve ndaj futbollistit Alban Pnishi.

Ndeshje tjetër interesante pritet të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ku Drenica e pret Gjilanin. Kjo e fundit me trajnerin Ismet Munishi kanë bërë shumë transferime dhe synojnë titullin, prandaj starti me një fitore si mysafir ka vlerë të madhe. Në anën tjetër, në krye të kuqezinjve është rikthyer trajneri Tahir Lushtaku, derisa nuk kanë munguar edhe shumë ndryshime në radhët e futbollistëve.

Në ndeshjen e tretë fituesi i Kupës dhe Superkupës, Llapi, e pret Ulpianën që debuton në Superligë. Të dielën zhvillohen dy ndeshjet e tjera, ku Malisheva e inkuadruar për herë të parë në histori në rangun elitar e pret skuadrën kampione, Prishtinën. Ndërsa në Suharekë, Ballkani do të përballet me skuadrën e Dukagjinit që, po ashtu, është rikthyer në Superligë.

Më Shumë

Sonte Derbi i Madoninës: Fitorja shpall kampion Interin

Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në Derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku...

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Lajmet e Fundit