6.2 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Vdes në moshën 84-vjeçare profesori Abdullah Karjagdiu

Në moshën 84-vjeçare ka vdekur profesori dhe intelektuali i shquar, Abdullah Karjagdiu, pas një sëmundjeje të gjatë.

Profesor Karjagdiu ishte një ndër profesorët e parë universitar të gjuhës dhe letërsisë angleze. Një kohë punoi mësimdhënës i anglishtes, frëngjishtes dhe shqipes në shkollat e mesme të Prizrenit, pastaj në të përditshmen “Rilindja”.

I ndjeri ka qenë autor i dhjetëra veprave universitare, si dhe përkthyes i kryeveprave letrare. Në mesin e kryeveprave të përkthyera nga Karjagdiu është edhe “Autobiografia” e veprimtarit shqiptar Fan Noli, si dhe “Kosova një histori e shkurtër” e historianit Noel Malcolm.

Ai përgjatë karrierës ka ushtruar edhe funksionet sikundër vijojnë: Shef i Departamentit të Letërsisë dhe Gjuhës Angleze, prodekan dhe dekan i Fakultetit të Filologjisë, nënkryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane dhe i Partisë Parlamentare, kryetar i Shoqatës së Shekspirologëve dhe i Shoqatës së Përkthyesve, drejtor i Institutit të Gjuhëve të Huaja.

Ai po ashtu ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.

Varrimi i të ndjerit është bërë të shtunën në varrezat e Prishtinës, në “Arbëri”, në orën 13:30.

Më Shumë

Rahoveci prezanton qendrën e re

KB Rahoveci 029 ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në radhët e skuadrës, duke prezantuar qendrën amerikane Naheem McLeod. Basketbollisti me gjatësi 2.24 metra pritet...

Përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, figurës poliedrike të historisë dhe kulturës shqiptare

Sot përkujtohet përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, një prej personaliteteve më të mëdha dhe më të gjithanshme të historisë shqiptare. Poet, përkthyes,...

Lajmet e Fundit