14.8 C
Prizren
E martë, 19 Tetor, 2021

79 vjet nga lindja e poetit të njohur, Ali Podrimja

Ali Podrimja u lind më 28 gusht, 1942 në Gjakovë, në kohë lufte e rrethanash aspak të volitshme dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë. Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.

Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie. Poezia e tij është epitomë e hermetizmit ku metaforat përbëhen nga disa nivele dhe nën-nivele kuptimore. Manifestimi i kësaj forme poetike u bë i domosdoshëm për poetin, sepse i shërbeu si mburojë kundër sulmeve ndaj ish-pushtetit serb në Kosovë. Pas pavarësisë së Kosovës, poezia e tij rifitoi lirizmin dhe ndjenjën poetike, por pa mundur të dalë krejtësisht nga stili i ngjeshur tradicional shqiptar.

Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik të vitit 2012, u gjet pa shenja jete në qytetit Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.

Ali Podrimja u denoncua i zhdukur nga familjarët dhe të afërmit e tij të cilët thanë se kishin humbur kontaktet më të që prej datës 18 korrik.

Denoncimi që alarmoi diplomacinë kosovare u bë më 20 korrik. Një ditë më vonë, policia franceze gjeti trupin e pajetë të poetit në afërsi të qytetit Lodve ku ai kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.

Sipas raportit të hetuesve francezë, mbi trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune dhe përjashtohet mundësia e vetëvrasjes. Për autoritetet franceze, Podrimja ka humbur orientimin gjatë një shëtitjeje në pyll dhe pas orësh të tëra lëvizjeje është dehidruar.

Ndër veprat më të njohura të tij janë: “Thirrje” 1961 , “Dhimbë e bukur” 1967 , “Sampo” 1969 , “Torzo” 1971 , “Folja” 1973 , “Credo” 1976 , “Sampo 2” 1980 , “Drejtpeshimi” 1981 , “Lum Lumi” 1982 ,”Fundi i Gëzuar” 1988 , “Zari” 1990 , “Në bisht të sorrës” 1994 , “Buzëqeshje në kafaz” 1995 , “Ishulli Albania” , “Pikë e zezë në blu” 2005.

Më Shumë

Tyson Fury e shpërblen veten me një shtëpi luksoze në vlerë dy milionë euro, pas fitores ndaj Wilderit

Sipas raportimeve, Tyson Fury është kthyer në pronën e tij të re prej 1.7 milionë funtesh (dy milionë euro) me pamje nga Morecambe Bay...

Propozohen prova të reja në rastin e rrënimit të aneks objektit “Abi Çarshia”

Në Gjykatën Themelore në Prizren, sot ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor në rastin ku po akuzohet Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes...

Arrestohet një mjek specialist i biokimisë në Prizren, dyshohet se falsifikoi testet për COVID

Një mjek specialist i biokimisë në Prizren është arrestuar të enjten nën dyshimin se në laboratorin e tij biokimik kishte lëshuar teste false për...

Totaj në tubimin përmbyllës: Prizreni do ta hap kapitullin e zhvillimit të dielën

Partia  Demokratike  e Kosovës, Dega në Prizren ka mbajtur tubimin përmbyllës, pas gati një muaji sa ka bërë fushatë me qëllimin e arritjes së...

Newcastle e dëshiron Zidanen

Newcastle United është duke menduar seriozisht për zëvendësimin e trajnerit aktual, Steve Bruce. Drejtuesit arabë, që blenë klubin e Premier Ligës së fundmi, po mendojnë...

Nis heshtja zgjedhore

Me fillim nga ora 07:00 e mëngjesit të ditës së sotme në Kosovë ka nisur heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Këto janë...

Mjekët flasin për gjendjen e Bill Clinton

Ish-presidenti Bill Clinton u pranua në njësinë e kujdesit intensiv të Universitetit të Kalifornisë Irvine për një infeksion të traktit urinar, që u përhap...

Skandali/ Mbi 40 mijë qytetarë kanë marrë përgjigje të gabuar të testit Covid

Zyrtarët britanikë po përballen me pyetje dhe kritika në lidhje me kompaninë e testimit Covid, “Immensa” të lidhur me rezultatet e dyshuara të gabuara...

Arrestohen një vëzhgues dhe një komisioner në Malishevë, dyshohen për shitblerje të votës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit të Shtetit, policia ka ndaluar dy persona në Komunën e Malishevës,...

A do të jetë pjesë e një filmi erotik? Klaudia tregon a do pranonte të shfaqej nudo para kamerave

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, ka disa vite që jeton në Itali, ku ka ndërtuar edhe karrierën e saj. Ajo u ka bërë...

VV dhe PDK në Prizren me diferencë të ngushtë në votat për Kuvend Komunal

Vetëvendosje ka rreth 3% diferencë me PDK-në në Prizren sa i përket votave për kuvend komunal raporton Gazeta Express.   Kur janë numëruar 214 vendvotime nga...

12 zyrtarë të rinj policorë nisin punën në Prizren

Sot, në Drejtorinë rajonale të Policisë në Prizren kanë filluar punën 12 zyrtarë të rinj policorë nga gjenerata e 56-të e policisë së Kosovës. Më...

Murati zgjeron skemën për aplikim shtesash për fëmijë, fut në listë ata që janë lindur nga viti 2015

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se kanë zgjeruar skemën për t’i dhënë shtesa fëmijëve, duke lejuar që të gjithë ata...

Islam Ukaj merr mbështetje nga Genc Prelvukaj

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Islam Ukaj, ka marrë mbështetje nga këngëtari i mirënjohur,...

Nuk i shihni kurrë në publik, këta janë katër fëmijët e Erdoganit

Rexhep Taip Erdogan është presidenti i 12-të i Turqisë. Ai ka mbajtur edhe postin e kryeministrit për shumë vite me radhë. Por, jashtë gjithë kësaj,...

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Rahovec, vjedhin ari dhe para me vlerë mbi 25 mijë euro

Mbrëmë në fshatin Brestovc të komunës së Rahovecit disa persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e ankuesit dhe kanë vjedhur para të gatshme,...

Lajmet e Fundit