7.6 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Bilanc lufte në Kosovë, 36 të vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 36 viktima nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Ky është numri më i lartë i viktimave i regjistruar deri tani në vend.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 630  raste të reja të infektuara më këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113 mijë e 699.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim 29 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699.

Në total numri i rasteve aktive është 26.575.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!__________________

Më Shumë

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

Fitore jetike e Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit 86:84, në një përballje dramatike dhe shumë interesante. Kuqezinjtë kishin deri në 17 pikë epërsi, por e humbën...

Lajmet e Fundit