6.5 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

AKK-ja tregon arsyet pse kërkoi që kryetarët e komunave të mos takohen me Kurtin

Asociacioni i Komunave të Kosovës(AKK) sot u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave që të mos marrin pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti.

Përmes një njoftimi për media, AKK-ja ka treguar arsyet e një vendimi të tillë.

“Bordi ka vlerësuar se tek vendim kanë ardhur duke pas parasysh disa nga veprimet e Qeverisë së Kosovës e të cilët kanë qenë të drejtuara kundër pushtetit lokal në Kosovë: 1. Largimi në mënyrë arbitrare i AKK-s? si përfaqësues i Komunave në Komitetin Anti -Covid19. 2. Mos lejimi i shqyrtimit të buxhetit komunal. 3. Mospërgjigjet e ministrive të linjave ndaj kërkesave të Komunave”, është thënë në njoftimin e AKK-së.

Njoftimi i plotë i AKK-së:

ASOCIACIONI I KOMUNAVE TË KOSOVËS

VENDIM

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës në mënyrë unanime ka vendosur që Kryetarët e Komunave të mos marrin pjesë në takimin e sotëm të ftuar nga Kryeministri i Kosovës.

Bordi ka vlerësuar se tek vendim kanë ardhur duke pas parasysh disa nga veprimet e Qeverisë së Kosovës e të cilët kanë qenë të drejtuara kundër pushtetit lokal në Kosovë:

1. Largimi në mënyrë arbitrare i AKK-s? si përfaqësues i Komunave në Komitetin Anti -Covid19.
2. Mos lejimi i shqyrtimit të buxhetit komunal.
3. Mospërgjigjet e ministrive të linjave ndaj kërkesave të Komunave.

Bordi vlerëson se ky veprim do ta bënte qeverinë që t’i thërriste mendjes që t’i trajtoj Kryetarët e Komunave me më shumë seriozitet në marrjen e vendimeve që prekin komunat.

Poashtu Bordi vlerëson se kjo është edhe mungesë e konsultimit paraprakë për organizimin e takimeve të tilla serioze me kryetarët e Komunave.

Më Shumë

Lirohet në procedurë të rregullt 75-vjeçari nga Prizreni, dyshohet për grisje të fletëvotimit pasi s’u lejua ta asistojë bashkëshorten

Pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt 75-vjeçari që dyshohet se grisi fletëvotimin e bashkëshortes, pasi nuk u lejua ta asistojë këtë të...

Pa pritje të gjata këtë mëngjes në pikat kufitare – maksimumi deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë këtë mëngjes të së mërkurës nuk po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas të dhënave të...

Lajmet e Fundit