Prizren, pronari i lokalit kanos policin pas gjobitjes

Një klub nate mbrëmë në Prizren punonte në kundërshtim me vendimet e qeverisë, raporton PrizrenPress

Gjatë shqiptimit të gjobës pronari i lokalit në shenjë pakënaqësie kishte kanosur një zyrtar policor.

“Prizren, 30.08.2021 – 21:24. Njësia policore gjatë inspektimit të lokaleve së bashku me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë vërejtur se një klub nate ishte duke punuar në kundërshtim me vendimet qeverisë. Gjatë shqiptimit të gjobës personi i dyshuar- pronari i lokalit në shenjë pakënaqësie kishte kanosur një zyrtar policor. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, policia rajonale në Prizren ka shqiptuar gjithsej 204 gjoba për mosrespektim të masave./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet për largimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren. Sipas njoftimit të...

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Lajmet e Fundit