Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, nderon dëshmorët

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, i shoqëruar edhe nga shefi i shtabit zgjedhor Kujtim Gashi, kanë nderuar sot dëshmorët e kombit.

Gashi ka thënë se vizitat në komplekse dëshmorësh janë inspirim dhe motivim për të punuar edhe më shumë për ndërtimin e vendit, por edhe për t’i shërbyer qytetarëve.

“Sot, bashkë me kryetarin e ardhshëm të komunës, Shaqir Totaj, dhe me super ekipin e listës sonë për kuvendin e komunës, nderuam Dëshmorët e Kombit, me rastin e Epopesë së Vërrinit. Vizitat në komplekse dëshmorësh gjithmonë na inspirojnë e motivojnë për të punuar edhe më shumë për ndërtimin e vendit, por edhe për t’i shërbyer qytetarëve tonë”.

“Dëshmorët janë udhërrëfim për brezat e rinj dhe dëshmi se sa shumë gjak është derdhur për të jetësuar aspiratat shumëshekullore të popullit tonë. Lavdi Dëshmorëve”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më Shumë

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Lajmet e Fundit