Anton Quni nderon heroin Salajdin Berisha

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka bërë sot homazhe para shtatores së heroit, Salajdin Berisha.

“Homazh nderimi, respekti e përulje pranë bustit të, Salajdin Berisha, hero i Kosovës, aktivist i ditëve të para të themelimit të LDK-së në Prizren, komandanti i UÇK-së dhe atdhetar e trim i pashoq”, shkruan Quni në Facebook.

Ai ka folur edhe për “Epopenë e Vërrinit”.

“Epopeja e lavdishme e Vërrinit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na rikthen në kujtesë ditët e lavdisë dhe krenarisë tonë kombëtare”.

“Ideali i dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë që e gëzojmë sot, mbetet udhërrëfyes i hapërimit tonë si komb, e si shtet”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bekim Fehmiu dje pati 90-vjetorin e lindjes, nipi i tij: Askush s’e kujtoi – i kemi zgjedhjet, duhet me vrapu për vota

Agon Fehmiu, nipi i aktorit legjendar shqiptar Bekim Fehmiu, ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e përkujtimit institucional dhe publik në 90-vjetorin e...

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Lajmet e Fundit