9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

KQZ publikon listën e kandidatëve të certifikuar për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas certifikimit të grupit të fundit të kandidatëve, në përputhje me paragrafin 29.7 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ka publikuar listën e kandidatëve që garojnë për kryetar komune dhe anëtar të kuvendeve komunale nga subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet lokale 2021.

Në njoftimin e KQZ thuhet se lista mund të përmbaj lëshime teknike të cilat do të plotësohen.

“Pra, këto lista të kandidatëve nuk janë finale dhe mund të pësojnë ndryshime në radhitje apo saktësim të të dhënave”, thuhet më tej.

Listën e kandidatëve për kryetar komune mund ta shkarkoni KETU

Listën e kandidatëve për anëtar të kuvendeve komunale mund ta shkarkoni KETU

Ndryshe, më 17 tetor do të mbahet zgjedhjet lokale në Kosovë.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në mbledhjen e fundit ka miratuar dizajnin e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. E njëjta u konsiderua lehtë e qasshme për qytetarët, pasi nuk ka dallim nga e kaluara.

Në mbledhje u kërkua nga Ministria e Shëndetësisë që të vaksinojë të gjitha trupat zgjedhor të KQZ-së.

Më Shumë

Zweig pas vdekjes së Moisiut: Ai që na e solli këtë art të shenjtë, qoftë i bekuar

Nga: Stefan Zweig (fjalë lamtumire shkruar pas vdekjes së Aleksandër Moisiut më 22 mars 1935) Përktheu: Albert Vataj Kush pati fatin e lumtur ta njihte nga...

Vetura godet një këmbësor në Prizren – arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Prizren rreth orës 21:50. Policia ka njoftuar se me këtë rast ka arrestuar një...

Lajmet e Fundit