Ndërroi jetë profesori Tahir(Ali) Nallbani

 

Ka ndërruar jetë profesori, Tahir(Ali) Nallbani .

Varrimi bëhet sot në orën 17:00.

Nallbani u lind më 25.1.1937 në Prizren, ku dhe e përfundoi shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa studimet i mbaroi në Fakultetin e Biologjisë në Universitetin e Shkupit.

Pas përfundimit të studimeve kontribuoi në edukimin e gjeneratave të reja duke punuar si mësimdhënës në ShFMU “Motrat Qiriazi” në Prizren, më pas karrierën e tij profesionale e vazhdoi në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni” në të cilën emërohet edhe pozitën e drejtorit.

Në vitet 1973-1978 ka shërbyer si Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren.

Pas një periudhe të suksesshme, u emërua Drejtor në Shtëpinë e Kulturës së Prizrenit, në të cilën me shumë vullnet u angazhua në ngritjen e cilësisë së aktiviteteve kulturore që janë zhvilluar prej këtij institucioni, ku dhe ishte një ndër themeluesit e Festivalit të Këngës së Vjetër Qytetare “Zambaku i Prizrenit”.

Në shtëpinë e Kulturës punoi deri në vitin 1990, prej nga u largua nga masat e dhunshme të instaluara nga regjimi serb.

Më Shumë

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Lajmet e Fundit