14.7 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Historike, një 18-vjeçare triumfon në US Open

Tenistja 18-vjeçarja britanike Emma Raducanu është shpallur fituese e grand slam të US Open për femra në tenis. Në finalen nju-jorkeze, ajo mundi 2-0 (6-4, 6-3) 19- vjeçaren kanadeze Leylah Fernandez.

Një finale e paparashikuar, dy emra enigmë, që ndodheshin shumë larg kreut para fillimit të këtij turneu. Gjithsesi, në fund triumfoi Raducanu, që nga vendi i 150-të në botë, të hënën do të jetë në vendin e 23-të. Ndërsa Fernandez, nga vendi i 63-të do të shkojë në vendin e 27-të.

E veçanta e këtij trofeu për tenisten britanike është se ajo erdhi nga faza kualifikuese. Pra, përveç 7 ndeshjeve të turneut, ajo luajti edhe 3 të tjera në fazën kualifikuese. Dhe, të 10-ta takimet, ajo i fitoi me rezultatin 2-0, duke mos humbur asnjë set. Thjesht e jashtëzakonshme!

 

Për sa i përket finales, ajo ishte e ekuilibruar vetëm në setin e parë, kur pas barazimit 4-4 është Raducanu që fiton “game” me shërbimet e rivales. Në të dytin, britanikja shkëputet pas rezultatit 2-1 dhe bën të vetin setin dhe ndeshjen. Raducanu është tenistja e parë në histori që fiton një grand slam duke e nisur aventurën e saj nga kualifikueset.

Më Shumë

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

Ferma familjare në Suharekë: Punë pa ndalë dhe sfida të përditshme për mbi 100 krerë bagëti

Meraklinjtë e mbarështimit të gjedhëve në Komunën e Suharekës, si Avni Gashi, kanë arritur t`i përmirësojnë kushtet në stallat e bagëtive. Ky fermer kujdeset...

Lajmet e Fundit