0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ambasada amerikane pasuron bibliotekën “Hivzi Sylejmani” me libra bestsellerë

biblioteka e ambasadesAmbasada e SHBA-ve në Kosovë ka pasuruar fondin e Bibliotekës  Ndërkomunale të Prishtinës “Hivzi Sylejmani” me afro dy mijë ekzemplarë të librave të ndryshëm, në gjuhën angleze. Titujt e librave si: “The Princess Diaries”, “Moby Dick”, “The poetry of Robert Frost”, “The life of Nancy”, “Lincoln”, pastaj “The Notbook” i shkruar nga shkrimtari i njohur botëror Nicholas Sparks, do të jenë tashmë të renditura në raftet e shumta të Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, së bashku me mijëra libra të tjerë që gjenden në këtë biblioteke, e që konsiderohen si thesar i dijes shtetërore, transmeton kultplus. Përveç kësaj, Ambasada amerikane ka dhuruar edhe një set të dvd-ve me filma të zhanreve të lloj-llojshme të prodhuara nga Hollywood.

Munish Hyseni, drejtor i Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, ka theksuar në këtë ngjarje se viti aktual ishte një ndër vitet që është i veçuar nga ato paraprake.

“Falënderojmë Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë për kontributin e vazhdueshëm dhe interesimin. Kjo ambasadë dhe miqtë tanë “Shoqata libra për Kosovën”, kanë dhuruar libra në vazhdimësi për lexuesit e Bibliotekës së qytetit. Po ashtu është në nderin tim të iu them se ky vit, ishte një nga vitet më të mira për këtë bibliotekë. Prezenca e këtyre dy zyrtarëve, si të zonjës Bean dhe Jeffry Jamison, dëshmon për interesimin e tyre, për librin, dijen, kulturën dhe bibliotekën në përgjithësi. Shpresoj dhe besoj që puna jonë e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe viteve të ardhshme”, ka thënë drejtori Hyseni.

Jeffrey Jamison, drejtor për marrëdhënie me publikun në Ambasadën Amerikane në Kosovë, iu është drejtuar me fjalë stafit të Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, dhe lexuesve të saj, duke u shprehur se librat janë ata që bashkojnë idetë dhe kreativitetet e njerëzve.

“Kur po i shoh disa prej titujve të librave në tavolinë, më kujtohet se janë disa tituj që i kam lexuar dhe disa jo. Unë besoj që këto libra në të ardhmen do t’i lexojnë lexuesit e kësaj biblioteke. Libri është instrumenti që na mundëson të kemi përvoja të përbashkëta. Përsëri, iu falënderojë për bashkëpunimin e juaj dhe iu dëshiroj zhvillim të mbarë bibliotekës tuaj dhe në përgjithësi bibliotekave të Kosovës”, tha ai.

Ndërkohë, Corol Bean përfaqësuese nga Ambasada amerikane në Beograd, e cila ishte e pranishme në këtë ngjarje ka theksuar se është e rëndësishme që qytetarët të bëhen pjesë dhe mbështetës të bibliotekave në vend.

“Jam e lumtur si bibliotekare amerikane të shoh realitetin këtu. Po ashtu jam e lumtur që po shoh Bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, dhe bibliotekën e re në qytetin e Prishtinë. Ftoj të gjithë qytetarët e kryeqytetit të bëhen pjesë e kësaj biblioteke. Unë i kam disa ide për këtë bibliotekë, por ato do t’i ndajmë së bashku ndërmjet personelit të bibliotekës së qytetit”, u shpreh Bean.

Biblioteka Ndërkomunale “Hivzi Sylejmani”, ose e njohur si Biblioteka e qytetit “te trekëndëshi”, nuk janë gjetur të dhëna të sakta për datën e formimit dhe hapjen e saj, por janë të gjitha gjasat që ka filluar të punojë në shkurt të vitit 1945, me një fond prej 1300 librash në gjuhën shqipe dhe serbe, si dhe një fond fletushkash dhe broshurash të kohës së luftës, por jo në këtë ndërtesë që është tani. Aktualisht, kjo bibliotekë ka në përdorim edhe dy module të Programit kompjuterik Aleph 500, për katalogim dhe pasurim të librit. Biblioteka është dalluar edhe në fushën e botimeve dhe deri më tash ka botuar nëntë (9) libra dhe tetë (8) numra të revistës letrare “Oaza”.

Më Shumë

Kryetari Xheladini dhe kryesuesja Skeraj reagojnë pas ndodhive në seancën e Kuvendit të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Arijeta Skeraj përmes një reagimi publik kanë dhënë sqarime lidhur me...

Glauk Konjufca bëhet baba për herën e tretë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se sot është bërë baba për herë të tretë. Ai ka bërë të ditur se është...

Lajmet e Fundit