Katër astronautë amatorë nisin misionin rreth Tokës

Katër astronautë amatorë janë larguar nga Florida në misionin privat në orbitë. Ekuipazhi i Inspiration4, i përbërë nga një miliarder dhe tre qytetarë, doli nga Qendra Hapësinore Kennedy me një kapsulë të quajtur Dragon, të siguruar nga kompania e raketave SpaceX.

Kuarteti do të kalojë tre ditët e ardhshme duke bërë xhiro rreth Tokës. Ky është një tjetër moment historik në tregun e turizmit hapësinor, i cili po përjeton një ringjallje pas një pauze një dekadëshe, raporton BBCm transmeton Klankosova.tv.

Ekuipazhi i Inspiration4, Jared Issacman, Hayley Arceneaux, Sian Proctor dhe Chris Sembroski kanë pasur gjashtë muaj trajnim intensiv me SpaceX. Sidoqoftë, sistemet kompjuterike në bord do të jenë në kontroll të kapsulës së Dragon, të mbikëqyrur nga ekipet e SpaceX në terren.

Ata kanë ndërmarrë eksperimente shkencore që do të kryhen brenda kapsulës së tyre Dragon, dhe SpaceX ka modifikuar ‘shtëpinë e tyre të përkohshme’ duke përfshirë një dritare të madhe, të cilën ekuipazhi është e sigurtë se do ta përdorë gjatë kohës sa nuk kanë diçka për të bërë, që të komunikojnë me Tokën poshtë. Lartësia e synuar nga ky fluturim falas, është 575km, që shënon përafërsisht lartësinë nga ku teleskopi hapësinor Hubble shikon kozmosin.

Dhe Isaacman ishte shumë i prirur që Dragon të shkonte më lart sesa zakonisht shkojnë astronautët. Në fillim të kësaj vere, biznesmenët miliarderë Sir Richard Branson dhe Jeff Bezos shkuan mbi atmosferën e Tokës me automjetet e tyre hapësinore.

Më Shumë

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Lajmet e Fundit