7.8 C
Prizren
E hënë, 18 Tetor, 2021

Vdekja misterioze e 28 vjeçarit kosovar në hotel “Rogner”, flet babai i tij: Në ambulancë ishte gjallë, menduam mos e ka mbytur dikush

Pak ditë më parë një 28-vjeçar Ajdin Mustafi, humbi tragjikisht jetën pasi ra nga kati i pestë te hotel “Rogner”.

Shkak u bënë kangjellat e amortizuara të ballkonit, të cilat u këputën në momentin kur ai ishte mbështetur në to. Ai u plagos rëndë dhe kanë qenë disa qytetarë që i kanë shkuar në ndihmë, por i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka humbur jetën. Në lidhje me ngjarjen, në një emision televiziv ka reaguar edhe i ati i 28-vjeçarit, Mehmet Mustafi. Ai tha se i biri kishte ardhur me pushime në Tiranë, pasi një vit më parë i kishte pëlqyer shumë dhe ishte vendosur në hotel “Rogner”.

Ai deklaroi gjithashtu se fillimisht lajmin e ka marrë vesh nga mediat dhe ka dyshuar se dikush mund t’ia kishte shtyrë të birin. Pasi ka mbërritur në komisariatin Nr.1 ai ka marrë vesh se ngjarja ka qenë aksindetale, e shkaktuar nga këputja e hekurave të ballkonit.

“I la shumë përshtypje vitin e kaluar Tirana. Nuk jam i sigurt, nuk e kemi pyetur emrin e hotelit ku ka qenë vitin e kaluar, por më duket se ka qenë në të njëjtin hotel, pasi i ka pëlqyer shumë dhe hoteli dhe Tirana. Pikëllim i madh më erdhi kur mora vesh lajmin, isha duke udhëtuar vetëm dhe i shtroja vetes shumë pyetje: Mos është hedhur vetë, a mos e ka hedh dikush, a mos ka qenë ndonjë person tjetër me të? Kam qenë shumë i emocionuar dhe kisha stres shumë, më pas e mësova se ky kishte qenë një aksident. Këto i mësuam kur mbërritëm në Komisariatin nr.1 në Tiranë. E pinte cigaren! Për sa i përket komisariatit na thanë që po pinte cigare i mbështetur te kangjellat e hotelit në momentin që u rrëzua.

Ka qenë djalë i plotë, i mbushur, është mbështetur me shpinë në kangjellat e hoteli dhe barrierat nuk e kanë mbajtur. Komisariati më ka thënë se ka qenë ora 14:40. Kur e pashë se kështu ka qenë ngjarja, dhimbja ime ka qenë në dy pjesë, rehatova shpirtin se djalin nuk e kishte shtyrë askush, por që një djalë 28-vjeçar me ardh në Tiranë dhe me humb jetën për shkak të barrierave të pafiksuara ma shtoi dhimbjen. Mua më kanë thënë që ka rënë sipër një veture së bashku me barrierat. Në ndihmë i ka shkuar pastruesja dhe një djalë i informacionit të cilët i takova më pas në komisariat. Ai djali që e shoqëroi në ambulancë më tha se djali i shtrëngonte dorën dhe i thoshte: Unë jam Ajdin Mustafi! Unë jam Ajdin Mustafi!

Mua ai djali që e takova në komisariat më ka thënë që e ka dhënë jetën në spital. Me spitalin nuk kemi mundur me bisedu, por jemi drejtuar te morgu pasi na interesonte ta sillnim djalin sa më shpejt në Kumanovë. Nuk kemi pasur kohë me shkuar te hoteli. Hoteli e ka pas dit që ne kemi ardhur në Tiranë, por nuk na kanë kontaktuar. Aty në komisariat na thanë që ata të hotelit kishin frikë se mos ne do të vinim me pushkë me hap luftë për djalin 28-vjeçar që humbëm. Drejtori i rrjetit të hoteleve ka telefonuar djalin tjetër Erkanin, kanë fol në gjuhën angleze. Nuk kam biseduar me djalin se çfarë ka biseduar me drejtorin, pasi nuk ka pasur kohë, pasi kanë ardhur shumë njerëz për të shprehur ngushëllimet për djalin”, u shpreh ai.

Më Shumë

Intensitet i vogël i votuesve këtë mëngjes në Rahovec

Në qendrën më të madhe të votimit në Rahovec – në shkollën “Isa Boletini” ka një intensitet të vogël të votuesve mëngjesin e kësaj...

Anton Quni fton qytetarët që ta votojnë Afërdita Morina-Biffar

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka ftuar qytetarët që më 17 tetor të votojnë për kuvendare kandidaten, Afërdita Morina-Biffar. Sipas tij,...

Zgjedhjet e 17 tetorit – mbi 3 mijë policë, 35 gjyqtarë dhe 80 prokurorë në mbrojtje të votës

Për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të diel do të ketë bashkëpunim ndërinstitucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Për këtë proces zgjedhor, kryetari...

Tifozët reagojnë ndaj klipit të ‘çmendur’, duke treguar se çfarë i bëri grushti i Deontay Wilder trupit të Tyson Fury

Një video është shfaqur nga klasikja e peshave të rënda të së dielës në mëngjes midis Tyson Fury dhe Deontay Wilder, e cila tregon...

Totaj në tubimin përmbyllës: Prizreni do ta hap kapitullin e zhvillimit të dielën

Partia  Demokratike  e Kosovës, Dega në Prizren ka mbajtur tubimin përmbyllës, pas gati një muaji sa ka bërë fushatë me qëllimin e arritjes së...

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Prizrenin: Haskuka e Totaj në balotazh

Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale. Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting del që në Komunën e...

Shaqir Totaj voton në ora 10:00

Kandidatii PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, do të votojë në objektin e gjimnazit "Remzi Ademaj", në orën 10:00.

Arrestohet një mjek specialist i biokimisë në Prizren, dyshohet se falsifikoi testet për COVID

Një mjek specialist i biokimisë në Prizren është arrestuar të enjten nën dyshimin se në laboratorin e tij biokimik kishte lëshuar teste false për...

Zafir Berisha thotë se do ta krijojë një liqe artificial për ta furnizuar Prizren me ujë

Zafir Berisha, kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate ka treguar se si mendon që t’i furnizojë banorët e...

15 raste të reja me Covid në Kosovë, asnjë rast i vdekjes

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 2.579 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar...

Elezi: KQZ po shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna, gjithçka po shkon sipas planifikimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër komuna. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, tha...

Malishevë/ Paditësi thotë se kur ishte duke e lavruar arën, erdhi i padituri dhe i tha se tokën e ka blerë nga djali i...

Paditësi Sali Hoti deklaroi se teksa ishte duke lavruar arën, ishte afruar këtu i padituri Arton Hoti, i cili i kishte thënë se tokën...

Totaj tregon se si e ka planifikuar ta bëjë rregullimin urbanistik në Prizren

Kandidati i PDK-së në garë për të parin e Prizrenit, Shqir Totaj, ka treguar planin e tij se di do ta vë në zbatim...

Berisha në tubimin përmbyllës: Të gjithë qytetarët janë mishëruar me projektin ‘Shpresë për Prizren’

NISMA Socialdemokrate - Dega në Prizren, në ambientet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ka përmbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kandidati për...

Kosova pëson humbje nga Gjeorgjia. Rifillon ndeshja Shqipëri-Poloni

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll me humbje i ka mbyllur si vendas kualifikueset për Botëror, pasi është mposhtur nga Gjeorgjia me rezultat 1-2. Për mysafirët...

Pranon fajësinë polici që akuzohet se rrahu dy persona në stacionin policor në Malishevë

Zyrtari policor, Mehdi Hoxha, ka pranuar fajësinë se rrahu të dëmtuarit Safet dhe Artan Suka në stacionin policor të Malishevës në dhjetor të 2018-ës. Pranimin...

Lajmet e Fundit