Peja me fitore të lehtë ndaj Bashkimit

Peja ka shënuar fitore të lehtë kundër Bashkimit 86:51 (19:5, 20:15, 24:19, 23:12), në kuadër të javës së parë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Pejanët e nisën ndeshjen për mrekulli, duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm, me një seri prej 17:3, dhe e fituan çerekun e parë 19:5.

Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, sidoqoftë, u kontrollua nga vendasit, që e fituan këtë pjesë 20:15, duke shkuar në pushim me rezultat 39:20.

As pjesa e dytë nuk ndryshoi shumë me verdhezinjtë që ishin më të mirë, ku e fituan çerekun e tretë 24:19 dhe atë të fundit 23:12, për të triumfuar në fund me rezultat 86:51.

Te Peja u dalluan Daniel Lekndreaj me 14 pikë dhe 20 kërcime dhe Dardan Berisha me 26 pikë e pesë kërcime.

XHIROJA I

Drita – Sigal Prishtina 56:124
Trepça – Golden Eagle Ylli 72:69
Prizreni 16 – Rahoveci 106:96
Peja – Bashkimi 86:51

/Telegrafi/

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe tekstiMund të jetë një imazh i 1 person dhe tekstiMund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe teksti

Më Shumë

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

Lajmet e Fundit