15.8 C
Prizren
E hënë, 18 Tetor, 2021

Sondazhi i UBO Consulting: Bali Muharremaj fiton në Suharekë me 66.2% të votave

Kryetari i Suharekës dhe kandidati edhe për një mandat të ri, Bali Muharremaj, e ka publikuar një sondazh të bërë nga UBO Consulting, kompania që merret me hulumtimin e opinionit publik.

Sipas këtij sondazhi, Muharremaj prin bindshëm para kundërkandidatëve të tij.

Në pyetje e parashtruar se po të mbaheshin zgjedhjet këtë të diel, kë do ta votonit, 66.2 për qind e të anketuarve janë përcaktuar për Muharremajm, një shifër rekorde.

Mund të jetë një imazh i Afërdita Morina-Biffar dhe teksti

Postimi i plotë:

Jam i lumtur t’ju njoftoj se, sipas hulumtimit më të ri, 75.5 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Komunës së Suharekës për katër vitet që po i lëmë pas, 48 për qind e të cilëve shumë të kënaqur me gjithçka që është bërë deri sot, ndërkohë që 66.2 për qind e qytetarëve e përkrahin kandidaturën time për kryetar në zgjedhjet lokale.

Ky hulumtim është indikator i qartë se jemi fitues të zgjedhjeve të 17 Tetorit.

Po ashtu, këto rezultate janë dëshmi e përkushtimit dhe seriozitetit tonë për punën e bërë.

Tash, shohim kah projektet e katërvjeçarit të ardhshëm, në mënyrë që jo vetëm 75.5%, por të gjithë qytetarët e Suharekës të jenë të kënaqur me punën e Komunës.

Pavarësisht rezultatit, qytetarët dhe përkrahësit tanë nuk do të ndjehen komod, por do të punojnë edhe më shumë, që të mobilizohemi për procesin e ri zgjedhor, duke e prezantuar vizionin e ri qeverisës para qytetarëve të Suharekës.

Hulumtimi është realizuar nga UBO Consulting, një prej kompanive më kredibile në fushën e matjes së opinionit publik, ndërmjet datave 11 dhe 14 shtator.

Mostra përfaqësuese përfshinë 800 të anketuar dhe është realizuar me metodën ballë për ballë të anektimit, me grupmoshat 18+.

Bali Muharremaj

 

F

Më Shumë

Drogë, armë e terror/ Rrëfimu i dezertorit nga Koreja e Veriut

Kim Kuk-song ndodhet tashmë larg vendit të tij komunist, por zakonet e vjetra të fshehtësisë nuk i ka harruar. Kaloi 30 vjet duke punuar në...

Voton Shaqir Totaj: Deri tani kemi folur ne, sot flasin qytetarët

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar sot në qendrën e...

278 gjoba për mosrespektim të masave anti-pandemi

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 278 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave antiCOVID. 22 persona u arrestuan, 14 persona...

Shaqir Totaj voton në ora 10:00

Kandidatii PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, do të votojë në objektin e gjimnazit "Remzi Ademaj", në orën 10:00.

Totaj: Mbështetja për kulturën nuk bëhet veç me fjalë, por me punë konkrete

Kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, së bashku me nënkryetaren e PDK-së Vlora Çitaku e deputeten Blerta Deliu-Kodra vizituan shoqatën kulturore e artistike...

Gjuajti me revole më një aheng në Prizren, Policia interviston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në një aheng familjar në Kojushë të Prizrenit, pasi dyshohet se ka shtënë me revole. Sipas njoftimit policor,...

Kamariere, vetëm 23 vjeçe. Mario Balotelli prezanton të dashurën e re

  Mario Balotelli ka gjetur dashurinë e re dhe, ndoshta, edhe qetësinë. Sulmuesi i Adana Demirspor më në fund ka dalë hapur dhe ka zyrtarizuar...

EXIT POLL i Baton Haxhiut: Tri komuna fitore pa balotazh, e katërta në pikëpyetje

Sipas “Exit Poll-it” të fundit të Albanian Post tri komuna të Kosovës shkojnë pa balotazh, ndërsa e katërta është në pikëpyetje. Pjesëmarrja e qytetarëve në...

Tifozët reagojnë ndaj klipit të ‘çmendur’, duke treguar se çfarë i bëri grushti i Deontay Wilder trupit të Tyson Fury

Një video është shfaqur nga klasikja e peshave të rënda të së dielës në mëngjes midis Tyson Fury dhe Deontay Wilder, e cila tregon...

EXIT POLL-i i prezantuar në Klan Kosova: Në Prizren shkon në balotazh VV-ja me PDK-në

Sipas EXIT POLL-it të prezantuara në Klan Kosova Mytaher Haskuka është i pari me 37.91 përqind, ndërsa Shaqir Totaj i PDK-së me 35.30 përqind...

Sondazhi nga RTV Dukagjini për Prizrenin: Mytaher Haskuka i LVV-së prin me 44.5%

Sondazhi nga RTV Dukagjini për Prizrenin: Mytaher Haskuka i LVV-së prin me 44.5% RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Prizrenin, i cili është realizuar...

Hapen qendrat më të mëdha të votimit në Prizren

Në orën 07:00 të mëngjesit janë hapur qendrat më të mëdha të votimit në Podujevë e Prizren. Në Prizren janë 71 qendra votimit ku të...

Spitali i Prizrenit/ 5 pacientë nga Shqipëria po trajtohen me COVID-19

10 pacientë nga Shqipëria po marrin trajtim shëndetësor nga COVID-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 5 në Spitalin e...

Sot ngritje e lehtë e temperaturave, nesër rikthehet sërish shiu

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht u vranët dhe me rritje të lehta të...

Anton Quni për Nderim Gashin: E meriton besimin, prandaj votojeni !

Nderim Gashi garon për kuvendar të Prizrenit, në zgjedhjet e 17 tetorit. Ai është pjesë e listës së LDK-së dhe mban numrin 4. Kandidati i këtij...

Djali e rrah nënën e tij në Prizren

Në Prizren është arrestuar një mashkull me probleme psikike, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, raporton PrizrenPress Viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa...

Lajmet e Fundit