19 të vdekur dhe 279 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 raste të vdekjes dhe 279  raste të reja me koronavirus. 

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Konfirmimi i këyre rezultateve ka ardhur pas testimit të mbi 6 mijë mostrave.

MSh’ja ka njoftuar edhe për shërimin e mbi 1 mijë e 200 pacientëve dhe vaksinimin e 18 mijë personave.

“Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333. Në total numri i rasteve aktive është 12.464”, ka njoftuar Ministria./Gazeta Express

Më Shumë

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Lajmet e Fundit