Totaj takoi veteranët e UÇK-së në Piranë

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar dje veteranët e UÇK-së të fshatit Piranë.

Ai vlerësoi lartë kontributin e tyre gjatë luftës për liri dhe shtet.

“Veteranët e UÇK-së, për mua dhe Partinë Demokratike të Kosovës janë dhe mbetën vlerë sublime e shoqërisë sonë jo vetëm për lirinë e Kosovës por janë edhe promotor të proceseve të shtet-ndërtimit të Kosovës”, tha Totaj .

“Ju, familjet tuaja, dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, do të jeni bashkë-vendimmarrës gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës të komunës sonë”.

“Komuna është e të gjithë qytetarëve, unë si kryetar do implimentoj në politikat tona publike nevojat, idetë dhe propozimet që janë në përputhje me ligjet dhe normat demokratike vendimmarrëse”.

Më Shumë

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Lajmet e Fundit