49 pacientë me COVID të shtrirë në Spitalin e Prizrenit

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 49 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, raporton PrizrenPress

Njoftimi i plotë:

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) janë të spitalizuar 577 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore. Prej tyre 455 me oksigjeno-terapi dhe 53 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 91 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 46 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 19 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 24 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 49 pacientë
Spitali i Gjakovës, 52 pacientë
Spitali i Pejës, 93 pacientë
Spitali i Gjilanit, 46 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 31 pacientë

Më Shumë

Arrestohet një person në rrugën Restelicë–Strezimir , policia i gjen thikë dhe sprej

Një person është arrestuar më 26.05.2026 rreth orës 10:30 në rrugën Restelicë – Strezimir, nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të...

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Lajmet e Fundit