-0.3 C
Prizren
E shtunë, 18 Janar, 2025

Ancelotti lavdëron ekipin pas fitores së thellë ndaj Mallorcas

Carlo Ancelotti ka zgjedhur fjalët më të mira për lojtarët e tij pas fitores së thellë 6-1 të Real Madridit ndaj Mallorcas.

Los Blancos vazhduan serinë pozitive duke marrë edhe fitoren e katërt radhazi dhe duke rimarr kreun e tabelës.

Golat në këtë fitore të Realit u shënuan nga Karim Benzema (3’, 78’), Marco Asensio (24’, 29’, 55’) dhe Isco (84’).

“Ne filluam mirë”, ka thënë fillimisht Ancelotti për Marca pas ndeshjes.

“Ne alternuam lojën pak dhe luajtëm me shumë intensitet. Ishim më agresivë dhe sulmonim. Ne nuk kishim punuar në të, por folëm për të dhe lojtarët e kuptuan mirë”.

“Lojtarët që nuk kishin luajtur shumë ishin të përgatitur dhe kjo është një shenjë e mirë për të gjithë skuadrën”.

“Benzema? Çdo gjë që thotë ai, ne duhet ta besojmë. Karim është shumë mirë. Ai ka shënuar tetë gola dhe kjo mund të na bëjë të harrojmë se sa mirë ai luan. Ai është i kompletuar në çdo mënyrë”.

“Asensio mund të bëjë shumë mirë aty, në atë pozicion midis linjave. Është një pozicion në të cilin ai mund të bëjë shumë dëme, sepse ka cilësi, gjuan shumë mirë, kombinohet shumë mirë me sulmuesit. Mendoj se ky është pozicioni i tij”, përfundoi italiani.

Më Shumë

Vetëvendosje takohet me banorët e Përdrinisë

Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi sot një takim me banorët e fshatrave të Përdrinisë, ku kandidatët për deputetë nga Komuna e Prizrenit ndanë vizionin e tyre...

Totaj: Kryeministri i ardhshëm s’do jetë Albin Kurti

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Adresa” ka treguar se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm. Ai ka...

Lajmet e Fundit