9.3 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Të frikësuar në Turqi: Siriania thotë se fqinjët i sulmuan atë dhe të birin

Fatima Alzahra Shon mendon se fqinjët i sulmuan atë dhe të birin e saj në ndërtesën ku banojnë në Stamboll për shkak se është siriane.

Refugjatja 32-vjeçare nga Aleppo u përball më 1 shtator nga një grua turke, e cila e pyeti se çfarë po bënte “në vendin tonë”. Sirianja ia ktheu: “Kush je ti të ma thuash këtë?” Situata eskaloi shpejt, raporton agjencia Associated Press.

Një burrë doli nga banesa e gruas turke gjysmë i zhveshur, duke e kërcënuar sirianen dhe familjes e saj se “do t’i bëjë copë-copë”, rrëfen ajo. Një fqinje tjetër u bë pjesë e konfliktit, duke i bërtitur dhe duke e goditur sirianen. Pastaj e shtynë poshtë shkallëve. Shon thotë se kur djali i saj 10 vjeç, Amr, u përpoq të ndërhynte, turqit e rrahën edhe atë.

Refugjatja tregon lëndimin në këmbë nga rrahja (Foto: AP)

Gruaja siriane thotë se nuk ka dyshime për motivin e dhunës: “Racizmi”.

Refugjatët e larguar nga konflikti i gjatë në Siri dikur mirëpriteshin në Turqinë fqinje me krahë të hapur, dhembshuri e mëshirë për myslimanët. Por qëndrimet filluan të bëhen më të ashpra gradualisht, pasi numri i sirianëve nisi të rritej në dekadën e fundit, transmeton Gazeta Express.

Fatima me tre djemtë e vet (Foto: AP)

Fryma kundër imigrantëve tash po i afrohet pikës kritike, duke qenë e nxitur nga vështirësitë ekonomike të Turqisë. Me shkallë të lartë të papunësisë e rritje të çmimeve të ushqimit e strehimit, shumë turq e kanë kthyer zemërimin nga 5 milionë të huajve, sidomos ndaj 3.7 milionë sirianëve që ikën nga lufta.

Në gusht, në Ankara shpërtheu dhuna, pasi një grup i turqve të zemëruar i sulmuan bizneset dhe shtëpitë siriane si reagim ndaj therjes vdekjeprurëse të një adoleshenti turk./Gazeta Express

Më Shumë

Kjo është marrëveshja PDK – LDK në Prizren (Dokument)

Është zyrtarizuar para pak minutash koalicioni mes kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),...

Totaj për koalicionet e Vetëvendosjes në Prizren: “Të panatyrshme”

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka reaguar pas finalizimit të koalicioneve zgjedhore në prag...

Lajmet e Fundit