7.5 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Rahoveci demolon Lirinë

Skuadra e Lirisë mbetet pa fitore në Ligë të Parë A edhe pas pesë xhirove, ndërsa sot ka pësuar humbjen më të thellë të stinorit ndaj Rahovecit në “Jahja Danuza”.

Vendasit janë treguar të pamëshirshëm ndaj kundërshtarit, që po has në vështirësi dita-ditës, për të fituar thellë në fund dhe për të arritur fitoren më të madhe të stinorit, 6-1 [Astrit Berisha x2, Haxhi Sada, Isa Eminhaziri, Lorik Dobratiqi, Hamid Mullaabazi – n.n.].

Vreshtarët kanë nisur më mirë ndeshjen dhe me gola të shpejtë, brenda 15 minutave të para veçse kishin epërsinë dygolëshe.

Më pas, Liria dukej kinse u këndell, kur shënoi për 2-1. Por krejt kaq ishte nga mysafirët e Prizrenit. Më pas në fushë vetëm një skuadër foli dhe Rahoveci shkoi deri në fund për të shënuar fitoren e dytë të stinorit në Ligën e Parë A, më të thellën në grup dhe më të thellën në ligë për këtë edicion.

Liria, e parafundit në renditje me rrezik real për të shkuar edhe më poshtë, varësisht nga ndeshjet tjera./TopSporti

Rahoveci

Më Shumë

Zhduket 14 vjeçarja nga Rahoveci – Policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, njofton opinionin publik se është raportuar zhdukja e një vajze të mitur Alisiana Shala nga komuna e Rahovecit,...

Zafir Berisha uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Liria nuk guxon të negociohet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka uruar qytetarët me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Në mesazhin e tij, ai...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit