Donnarumma: Nuk është e vërtetë se nuk jam i lumtur në PSG

Portieri Gigi Donnarumma ka bërë debutimin me PSG-në në Ligën e Kampionëve përballë Manchester Cityt ku bëri një paraqitje të admirueshme.

Aventura e tij të parisienët nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi portieri më i mirë i Evropës deri më tani ka qenë zgjedhje e dytë për Pochettinon dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi te ai.

Javën e kaluar u raportua se Gigi nuk ishte i lumtur në klub, lajme të cilat ai i ka mohuar kategorikisht pas ndeshjes me Cityn.

“Njerëzit flasin në rrjete sociale për largimin nga PSG-ja sepse Navas luan si titullar. Qesha kur i pashë këto. Janë plotësisht lajme false. Jam shumë i lumtur te PSG-ja, lëreni të flasin, klubi më mbështet. Ishte ëndrra ime të debutojë në Ligën e Kampionëve. Jam shumë i lumtur tani, isha i qetë sepse e dija që ky moment do vinte”, ka thënë Donnarumma.

Më Shumë

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit