19 vjeçari nga Prizreni arrestohet për armëmbajtje pa leje

Policia në Prizren ka arrestuar një person, i cili dyshohet për armëmbajtje pa leje.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, në rrugën “Ankara” në Prizren, ka bërë të ditur policia përmes një komunikate.

“Me datë 29 shtator 2021, në rrugën “Ankara” në Prizren, njësi të hetimeve duke qenë në zbatim të masave në kontroll të automjeteve, kanë ndaluar një automjet të tipit BMË, gjatë kontrollimit zyrtarët policor kanë gjetur në posedim të drejtuesit të automjetit një armë të tipit revole, modeli KUZEY/911, së bashku më një karikator”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është 19-vjeçar. “Ndaj të dyshimtit SH.Q, mashkull/ Kosovar, i lindur në vitin 2002, zyrtarët policor kanë filluar hetimet për posedim dhe mbajtje të paautorizuar të armëve. Në lidhje më këtë rast është informuar prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në mënyrë të rregullt hetimore”, ka bërë të ditur policia.

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit