2.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Legjenda e Unitedit kritikon Ronaldon

Legjenda e Manchester United Gary Neville, e ka kritikuar Cristiano Ronaldon, për një veprim të cilin e kishte bërë në ndeshjen kundër Evertonit.

Ronaldo kishte ikur me vrull drejt zhveshtores pas barazimit 1:1 me Evertonin.

Legjenda e United tha se nuk i pëlqeu reagimi i CR7 për të cilin beson se veçse do ta shtojë presionin ndaj trajnerit Solskjaer, i cili po kritikohet tashmë nga tifozët për rezultatet e ndeshjeve të fundit.

“E pashë ndeshjen dhe e pashë atë duke u larguar. Nuk mund të them se më pëlqeu”. “A zemërohet Ronaldo kur nuk luan? Po. A zemërohet ai kur nuk shënon? Po. A bezdiset Cristiano kur ekipi nuk fiton? Natyrisht. Ne i dimë këto gjëra, ai nuk ka nevojë ta dëshmojë këtë”.

“Mendoj se reagime të tilla, Ronaldo është i mençur sa për ta ditur këtë do të sjellin më shumë presion ndaj Ole Gunnar Solskjaer”. Fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë” hyri në lojë në pjesën e dytë duke mos lënë shenjë

Më Shumë

Dardanët kërkojnë fitore në Prizren, Kosova përballë Sllovakisë në rrugën drejt EuroBasket 2029

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zbresë sërish në parket për ndeshjen e dytë parakualifikuese drejt FIBA EuroBasket 2029, ku përballë do të...

Malisheva e Shoqata e Kërkim Shpëtimit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Sot, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe kryetari i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), Mentor Maloku, kanë nënshkruar një...

Lajmet e Fundit