25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Kërkohet paraburgim ndaj prizrenasit që u kap me 11 kilogramë drogë

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim ndaj të pandehurit S.T. që u kap me afro 11 kilogramë drogë

S.T. akuzohet për blerje e shitje të drogës. Ai akuzohet se blen deri 400 kilogramë drogë në javë nga disa persona në Shqipëri dhe e sjellë në Kosovë në mënyrë ilegale ku më pas e shet në qytete të ndryshme në Kosovë.

Gjatë bastisjes në pronën e S.T. në fshatin Tupec të Prizrenit janë sekuestruar afro 11 kilogramë drogë të llojit marihuanë. Po ashtu i janë sekuestruar edhe disa armë.

S.T, është ndaluar për 48 orë.

Më Shumë

Drejtoria e Arsimit në Prizren publikon listën e propozimeve për bursat e vitit akademik 2023/2024

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka  publikuar sot listën propozuese të kandidatëve që kanë konkurruar për bursat e vitit akademik 2023/2024. Lista përmban emrat e...

Osmani: Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Korishës. Osmani ka thënë se mizoritë e kësaj Masakre na sjellin në vëmendje çmimin e...

Lajmet e Fundit